Enigma për Ervis Martinajn/ Gazetarja: Ka informacione që Lami ka dhënë dëshmi, çështja e ish-efektivit do kalojë në SPAK

19/12/2022 22:28

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, ka zbuluar mbrëmjen e sotme në “Top Story” se ka informacione se ish efektivi Jeton Lami, i cili u arrestua disa muaj më parë pasi ishte kapur nga kamerat në shoqërinë e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, ka dhënë dëshmi në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit. 

Ajo tha se për momentin çështja e Lamit është duke u hetuar në prokurorinë e Lezhës por siaps burimeve të saj do të kalojë në SPAK.

Dorjna Bezat: Ka informacione që Lami ka dhënë një dëshmi. Mbështetjen ndaj Martinajt nuk mund ta bënte i vetëm Jeton Lami por ka pasur edhe mbështetje të tjera.  Deadline që ai vendosi është i pamjaftueshëm. Çështja e Lamit është në prokurorinë e Lezhës dhe flitet se do të kalojë në SPAK por në dijeninë time nuk ka kaluar ende.

Nga ana tjetër analisti Arjan Çani është shprehur se vrasja më mafioze në Shqipëri këtë vit sipas tij është ajo e ndodhur në Mbikalimin e Fushë-Krujës ku u vra Brilant Martiaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Sipas Çanit dinamika e ngjarjes ende nuk është zbardhur e plotë dhe mediat nuk kanë pasqyruar se si u bllokua rruga në momentin e atentatit.

Arjan Çani: Krimi më i frikshëm I këtij viti është krimi në mbikalimin e Fushë-Krujës ku u vra i afërmi i Martinajt. Ishte një gjë e pa parë dhe e pa dëgjuar. Kanë munguar shumë elemente të dinamikës së ngjarjes. Është e pamundur të bllokosh një rrugë nacionale për të bërë një vrasje. Mua më ka lënë një shije që pas kësaj ngjarje nuk mund të ketë vetëm një individ, mënyra e ekzekutimit ishte spektakolare, ishte një llahtari. Kjo tregon për një lloj performancë të paparë të krimit në Shqipëri. Po ta mendosh se kush janë burimet e krimit në Shqipëri, dy më kryesoret që gjenerojnë krimin për mendimin tim janë trafiqet në përgjithësi sidomos i drogës dhe prona në Shqipëri. Kemi 30 vite që ende komshiu nuk ka zgjidhur problemet me komshiun.

Top Channel