Ftesë në 5/ Prapaskenat e investigimit për guroret, gazetarja e “Inside Story”: U maskuam se na ruanin

16/12/2022 18:05

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar gazetarja Esmeralda Keta, e cila u vlerësua nga OSBE me një çmim për investigimin më të mirë të 2022.

Me një eksperiencë 10 vjeçare në Top Channel, Keta ndau më shumë detaje nga investigimi plot të papritura i guroreve.

“Ishte një vend në mes të pyllit, në mes të asgjësë dhe papritur kalonte dikush me një shishe qumësht… Që supozohet do të shiste qumësht në një vend ku s ishte askush… Pak më vonë kalonte një person tjetër ngarkuar me një thes. Ishin të gjithë vëzhgues që shihin se çafrë po bënim ne. Në një pikë, tensioni ishte aq i madh saqë u pozicionuam pranë një shtylle tensioni dhe një copë letër shkruam OSHE, duke u “maskuar” si punonjës të OSHEE”, tregoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA