Twitter të enjten në mbrëmje pezulloi llogaritë e disa gazetarëve të profilit të lartë nga organizatat kryesore të lajmeve pa shpjegime, duke shënuar me sa duket një përpjekje të rëndësishme nga pronari i ri Elon Musk për të ushtruar autoritetin e tij të njëanshëm mbi platformën.

Llogaritë që i përkisnin Donie O’Sullivan të CNN, Ryan Mac të The Neë York Times, Dreë Harwell të The Washington Post dhe gazetarëve të tjerë që kanë mbuluar Musk në mënyrë agresive javët e fundit, të gjithë u pezulluan papritmas përgjithmonë. Llogaria e gazetarit të pavarur Aaron Rupar u ndalua gjithashtu.

As Musk dhe as Twitter nuk iu përgjigjën një kërkese për koment të enjten në mbrëmje, dhe platforma nuk shpjegoi saktësisht pse gazetarët u dëbuan nga platforma.

Por Musk pretendoi në mënyrë të rreme se gazetarët kishin shkelur politikën e quajtur “doksim” duke ndarë vendndodhjen e tij të drejtpërdrejtë. Por Donie O’Sullivan i CNN nuk e ndau vendndodhjen live të miliarderit. Doxxing i referohet praktikës së ndarjes së adresës së shtëpisë së dikujt ose informacioneve të tjera personale në internet.

Ndalimet ngrenë një sërë pyetjesh në lidhje me të ardhmen e platformës, e cila është cilësuar shpesh si platformë e fjalës së lirë.

Ndërkohë në prill, në të njëjtën ditë kur Musk njoftoi se do të blinte Twitter, ai kishte postuar: “Shpresoj që edhe kritikët e mi më të këqij të mbeten në Twitter, sepse kjo është ajo që do të thotë liria e fjalës.

 

 

Top Channel