Gara për kreun e SPAK/ Gazetarja Hoxha në Top Story: Si u dogj prokurori për një foto, kush është i favorizuar?

15/12/2022 22:55

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka skanuar kandidatët të cilët garojnë për garën e kreut të SPAK, ndërsa ishte e ftuar në emisionin Top Story këtë të enjte.

Ajo u shpreh se kandidati Altin Dumani ishte kandidati më favorit për të marrë stafetën e prokurorisë në zgjedhjet e viti 2019, por në orët e fundit u publikua një foto e tij me Ulsi Manjën, në atë kohë ish kryetar i Komisionit të Ligjeve, gjë që prodhoi konspiracion.

Më lejo të vendos pikat mbi ‘i’ se çdo të ndodhë nesër, dhe pse ne gjendemi në një situatë ku temperaturat janë ngritur sa i takon një konflikti sa i takon prokurorisë tek e cila të gjithë i kanë sytë përfshirë edhe ndërkombëtarët. Si fillim mos të harrojmë situatën tre vjeçare të SPAK, që duket sikur është gjendur në një situatë provash teknike, gjatë votimit të prokurorit të parë të SPAK pati tre kandidatë, por orët e fundit kur përcaktohen balancat dhe fituesit, pati një incident, emri i Altin Dumanit një prokuror  karriere shikohej në zgjedhjet e 2019 si emri më favorit për të marrë stafetën e prokurorisë. Në orët e fundit u bë publike në një formë që disi pati konspiracion një fotografi mes tij dhe  ish kreut të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, kjo u duk sikur uli disi situatën e Dumanit i cili vazhdon të jetë një prej favoritëve nga ndërkombëtarët përfshirë kryesisht amerikanët. Nga kjo përballje ku ishte edhe kandidati  Edvin Kondili. Nga kjo përballje ishte një garë e fortë mes Dumanit dhe Krajës, dhe në fund fitoi Kraja me 6 vota, Kondili është një magjistrat i njohur, doli me vetëm votën Gent Ibrahimit. E bëra gjithë këtë për të treguar se e njëjta përplasje dhe të njëjtat lojëra edhe në hije që u zhvilluan edhe gjatë 2019, ku politika dhe të pushtetshmit nuk do të dëshironin të kishin një prokurori eficente për arsyet që u ngrit për të goditur pikërisht korrupsionin”, tha Hoxha.

Prokurorët e posaçëm Adnan Xholit, Altin Dumanit dhe Edvin Kondilit do të garojnë nesër për postin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

 

Top Channel