Vjeshta e zgjatur ia la vendin të ftohtit polar që vetëm sa e fshikulloi vendin tonë, kaloi transit nëpër të.
Lajda Porja nga Meteoalb:
Kemi parë që gjithë Europa ka qenë nën mbizotërimin e ngricave nga i ftohti polar, ndërsa Shqipëria ka pasur vetëm 2 ditë të ftohta.
Që nga nesër do të ketë përmirësim të dukshëm të motit. Izolohen reshjet vetëm në zonat malore, duke bërë që deri të shtunën të mos kemi reshje. Ka rishfaqje të tyre ditën e shtunë. Por që nga dita e diel dhe shumë ditë të tjera me radhë, të paktën deri për Krishtlindje, na presin shumë ditë me diell. Ajo që dua të theksoj është që parametri i temperaturave ka qenë tejet dinamik përsa i përket muajit dhjetor.
Nga dita e nesërme do të përjetojmë sërish rritje të temperaturave që do të shkojnë deri në 21 apo 22 gradë Celsius. Janë temperatura tipike të vjeshtës, megjithëse jemi në stinën e dimrit. Nëse flasim për reshjet, ato do të jenë prezente këto ditë, megjithëse në sasi të pakta.
Përmirësohet ndejshëm situata për zonat e përmbytura nga episodi i kaluar, do të ketë tërheqje të mëtejshme të ujërave. Kjo edhe për shkak se do të kemi shumë ditë në dispozicion me diell. Mjegulla do të vazhdojë të jetë prezente deti në momentin qe do të kemi ndryshimin total të kësaj mase ajrore, pra largimin e masës së ftohtë polare dhe zëvendësimin e saj me masën e ngrohtë oqeanike. Lagështira ne ajër do të vazhdojë të jetë e lartë, megjithëse reshjet do të jenë të pakta.
Top Channel