Kështjella, pallati dhe fshati italian në shitje për vetëm 2 milionë dollarë! (foto)

14/12/2022 13:33

A keni ëndërruar ndonjëherë të zotëroni kështjellën tuaj sekrete në një rajon të bukur të Italisë, duke u endur përgjatë mureve të saj të fortifikuara si një monark që vëzhgon mbretërinë e tij?

Për më pak se çmimi i një shtëpie në qytet në qendër të Londrës ose një apartamenti në papafingo në qendrën historike të Romës, kjo ëndërr tani mund të bëhet realitet.

Kalaja mesjetare dhe fshati Serravalle, në gjysmë të rrugës midis qyteteve Modena dhe Bolonja në rajonin verior të Italisë, është në shitje për 1.9 milionë euro, ose rreth 2 milionë dollarë.

Tashmë i jetueshëm dhe i pajisur me ngrohje, kërkon vetëm rregullime minimale dhe çmimi është i diskutueshëm.

E vendosur në kodër, kalaja vjen me një pjesë të fshatit, i cili mban të njëjtin emër dhe dikur ishte pjesë e çifligjit të tij. Fortifikata e lashtë origjinale, është e ngritur prej 1800 metrash katrorë e vendosur në një lartësi prej 400 metrash.

Për momentin, prona e mirëmbajtur është dhënë me qira për evente dhe konferenca private, por pronarët aktualë, nuk janë më në gjendje të përballojnë menaxhimin e pronës.

Mobiljet luksoze të stilit të Rilindjes, duke përfshirë pikturat, janë gjithashtu potencialisht në shitje.

Giacopini, i cili merr vizitorët e interesuar në turne me guidë, thotë se shitësit janë të hapur për oferta. Ai shpjegon se, duke pasur parasysh vlerën e saj historike dhe artistike, kalaja është nën mbikëqyrjen e autoriteteve rajonale të artit, të cilët kanë vendosur kufizime për ndryshimet rrënjësore strukturore.

Pasi u rindërtua, legjendat thonë se kalaja priti Karlin e Madh në rrugën e tij për në Romë për t’u kurorëzuar perandor, i shoqëruar nga trupat franceze, në shekullin e nëntë.

Fshati përbëhet nga 40 banorë, një kishë me afreske, një tavernë tradicionale dhe një muze vere që fokusohet në jetën rurale lokale.

 

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA