Ju tashmë mund të jeni të vetëdijshëm për faktin se sëmundja e Alzheimerit ndikon si në funksionet njohëse ashtu edhe në kujtesë.
Kjo është arsyeja pse studiuesit nga Universiteti Tufts në Boston, Amerikë, u përpoqën të gjurmonin se çfarë mund të ndihmonte me këtë sëmundje.
Provat që ata gjetën janë premtuese! AgroWeb.org ju njeh më vazhdim me përfundimet e këtij studimi kaq interesant.
Gjatë studimit, kërkuesit ndërtuan modele të indeve të një truri me Alzheimer.
Më pas ata përdorën komponime të ndryshme farmaceutike dhe me bazë bimore për të ekzaminuar efektivitetin e tyre, në mënyrë që të vëzhgonin mbrojtjen që mund të ofrojnë.
Rezultatet treguan se resveratroli dhe komponimet e tjera të gjetura në çajin jeshil, të njohura si katekina, ofronin veti të forta kundër kësaj sëmundjeje.
Studiuesit shprehën entuziazmin e tyre në lidhje me këtë gjetje, sepse pacientët ose kushdo që dëshiron të zvogëlojë rrezikun e Alzheimerit në të ardhmen mund t’i gjejnë me lehtësi këto mbrojtës të shëndetit.
Studiuesit shpjegojnë se pllakat e Alzheimerit, që quhen pllaka amiloide, janë grumbullimi i proteinave midis neuroneve, të cilat ndikojnë në funksionin njohës. Dhe çaji jeshil përmban katekina që parandalojnë formimin e ktyre.
Katekinat e çajit jeshil janë përbërës që gjenden në gjethet e çajit. Ato kanë një efekt antioksidues dhe janë studiuar për përmbajtjen e vetive kundër plakjes.
Sa i përket resveratrolit, hulumtuesit theksojnë se ai është një antioksidant që gjendet tek rrushi i kuq, çokollata dhe vera e kuqe.
Ai mund të ngadalësojnë përparimin e sëmundjes kur merret në një dozë të koncentruar. /AgroWeb
Top Channel