Bashkëshorti shqiptar iu kap me drogë/ Policja angleze shkarkohet nga detyra: E dija se ishte kuzhinier për futbollistët profesionistë

12/12/2022 13:19

Rasvinder Agalliu ka reaguar në lidhje me arrestimin e partnerit të saj shqiptar Julian Agalliu, për trafikimin e lëndëve narkotike.

Ajo pretendoi se fondet vinin nga puna e Julianit si kuzhinier për futbollistët profesionistë, por rezultoi se ai ishte gjithashtu një tregtar i madh droge që përdorte aplikacionin kriminal Encrochat për të tregtuar kokainë dhe kanabis.

Rasvinder Agalliu punoi në Policinë Metropolitane për më shumë se 15 vjet dhe u shkarkua nga paneli disiplinor pas hetimeve që u bënë.

Ish-policja deklaroi se nuk kishte dijeni për punët që partneri i saj kryente, por pavarësisht pretendimeve ajo u shkarkua.

“The Times” shkruan se e reja ishte parë me ‘Audi’ 70,000 paund, Louis Vuitton dhe prova të tjera të stilit të jetesës së një milioneri, të cilat nuk përputheshin me pagën që ajo merte si police.

Agjencia Kombëtare e Krimit depërtoi në Encrochat, një sistem i paligjshëm komunikimi për kriminelët, dhe zbuluan mesazhe që i referoheshin marrëveshjeve me armë dhe pakove 100 kg kokainë të transformuara si marka Hublot (prodhuesit e orës).

Policia bastisi shtëpinë e çiftit në Enfield, në veri të Londrës, në qershor të vitit 2020. Aty u gjetën kokainë, peshore digjitale dhe më shumë se 15,000 £ në para.

Rasvinder ka këmbëngulur se nuk dinte për kokainën e cila u gjet në dhomën e gjumit, pasi flinte në një dhomë tjetër.

Avokati deklaroi se ata jetonin jetë të ndara, ndërsa klientja e tij pretendon se droga mund të ishte vendosur nga dikush gjatë një feste.

Disa muaj pas largimit nga detyra asaj iu gjetën në çantë një radio Met, e cila përdoret nga oficerët.

Trupi gjykues e hodhi poshtë mbrojtjen e saj si të mungesës së besueshmërisë, veçanërisht duke pasur parasysh “mënyrën e jetesës luksoze” të çiftit që përfshinte një pronë me qira prej 5,000 £ në muaj dhe automjete luksoze.

Fotot në rrjetet sociale e tregonin atë të veshur me etiketa luksoze të markave të ndryshme dhe duke patrulluar me uniformë jashtë Pallatit Buckingham.

Rezulton se ajo ka punuar si trajnere personale dhe në fillim të këtij viti u kurorëzua ‘Miss Enfield’ në kategorinë klasike të konkursit Kombëtar të Miss në Mbretërinë e Bashkuar.

Rasvinder Agalliu në deklaratën e saj pretendoi se bashkëshorti fitonte 1000-4000 £ në javë për punën e tij si kuzhinier privat në shtëpitë e futbollistëve.

Trupi gjykues ngriti shqetësimet se Julian Agalliu i kishte dërguar gruas së tij një fotografi të një flete paraburgimi në lidhje me arrestimin e tregtarit të drogës, i cili më pas u lirua në prill 2020. Atij iu gjetën një kilogram kokainë dhe 60,000 £ në makinë, ndërsa shqiptari ka kërkuar të dijë nëse procesi i arrestimit ishte në rregull.

Përfundimi i qartë që nxjerrim nga provat e paraqitura është se në balancën e gjasave, [Julian Agalliu] është përdorues i klasës A të drogës dhe po matë drogën dhe është e paimagjinueshme që gruaja e tij nuk do ta dinte”, deklaroi gjykata.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel