Komisioni Europian i rikthehet paralajmërimeve ndaj Shqipërisë në lidhje me të ashtuquajturat Pasaportat të arta, të shndërruara në një shqetësim të hapur për BE-në.

Komisioni ka përsëritur thirrjet që vendi ynë të frenohet nga zbatimi i këtij programi, të njohur ndryshe edhe si Skema e Investitorëve dhe të shfuqizojë bazën ligjore për një projekt të tillë përmes aplikimit të ndryshimeve të reja në Ligjin e Shtetësisë. Ky rekomandim pati ardhur fillimisht nga KE-ja në raportin e saj të pestë në kuadër të mekanizmit të pezullimit të vizave. Komisioni thekson se avancimi në një program të tillë mund të çojë deri në pezullimin e regjimit të vizave.

Ky mbetet një shqetësim i madh për BE-në në kuadrin e marrëveshjes së saj pa viza me Shqipërinë. Komisioni mendon se, nëse skema të tilla vlerësohet se përbëjnë një rrezik në rritje për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të Shteteve Anëtare, atëherë regjimi pa viza mund të pezullohet“- thuhet në rekomandim.

Komisioni thekson faktin se Shqipëria ka ndjekur shumicën e rekomandimeve të bëra prej tij më parë, megjithatë thotë se janë paraqitur edhe masa që bien ndesh me rekomandimet e tij në lidhje me përafrimin dhe programin e shtetësisë, duke theksuar përparimin e mëtejshëm  që nevojitet për çështje specifike, ndër të cilat heqja dorë nga planet e skemës së Pasaportës së Artë.

Paralajmërimi i ri vjen në kohën kur projekti i Marinës së Jahteve në Durrës nisi në 8 dhjetor shitjen e apartamenteve. Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe konsorcumit të Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C”, parashikon veç të tjerash që :”investitorët e huaj të cilët blejnë drejtpërdrejt nga prona e Investitorit Strategjik në Projekt, të kenë të drejtë të aplikojnë për shtetësi dhe/ose rezidencën e përhershme të Republikës së Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA