Konflikt mes dy personash në Pogradec, një i plagosur me thikë në fshatin Proptisht

21/09/2026 09:43

Një konflikt mes dy personash ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në fshatin Proptisht të Mokrës, në Pogradec.

Mësohet se i plagosuri ka marrë një plagë të lehtë në shpatull, ndërsa policia është drejt vendit të ngjarjes.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive banale. Priten detaje të tjera në vijim.

Top Channel