Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit/ SHBA: Sanksione ndaj zyrtarëve të korruptuar!

09/12/2022 11:24

Departamenti amerikan i Shtetit shpreh angazhimin në betejën kundër korrupsionit dhe individëve të korruptuar në botë.

Në mesazhin e DASH të shpërndara nga ambasada amerikanë në Tiranë, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsioni theksohet angazhimi për rritjen e transparencës në komunitetin global:

“Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Departamenti i Shtetit i SHBA lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar. Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të vazhduar këto përpjekje dhe për të rritur transparencën në komunitetin global”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA