Policia në Gjermani ndalon grupin e djathtë anti-stabiliment që kërkonte ‘të përmbyste qeverinë dhe të sulmonte parlamentin’ (fotot)

07/12/2022 15:35

Policia gjermane tha sot se ka bastisur një grup të së djathtës ekstreme të drejtuar nga një pasardhës i linjës mbretërore gjermane të gjakut, që kërkonte të përmbyste qeverinë e të shpallej monark.

I njohuri si Princi Heinrich XIII, 71 vjeç, që i përket Shtëpisë mbretërore të Reuss, ishte mes 25 të arrestuarve pas operacionit të policisë në më shumë se 100 vendndodhje, duke përfshirë dhe pallatin Thuringia, selia e vjetër e familjes aristokrate.

Drejtuesi aktual i fisit Reuss-Greiz, denonconte të afërmin e tij pas sulmit të policisë, duke thënë se ishte distancuar 14 vjet më parë nga familja dhe nuk kishte kontaktuar më.

I arrestuar ishte gjithashtu një 69-vjecar ish-paraushtarak i quajtur Ruediger v. P., ish-deputet i të djathtës gjermane AfD, si dhe gjykatësja e Berlinit, Birgit Malsack-Winkemann, 58 vjece, shkruan britanikja Daily Mail.

Prokurorët thanë se grupi i bashkuar nën flamurin e Reichsbürger, i cili refuzon shtetin aktual gjerman në favor të Rajhut Gjerman, kërkonte të përmbyste qeverinë për të formuar një shtet të ri me Heinrich si monark.

Ata kishin mbajtur stërvitje me armë dhe po punonin për rekrutimin e anëtarëve të rinj.

Prokurorët federalë thanë se  Heinrich – biznesmen i pronave të patundshme – kishte kontaktuar me zyrtarë rusë për të negocjuar një rend të ri në vend pas përmbysjes së qeverisë gjermane. Mes e tjerash, grupi kundershtonte kufizimet e qeverise dhe politikat e vaksinimit te detyruar te Covid19.

Por ambasada ruse në Berlin mohonte se kishte kontaktuar ndonjëherë me grupin.

“Ambasada ruse tërheq vëmendjen se zyrat e saj konsullore nuk mbajnë kontakte me grupe apo entitete ilegale”, thuhej në një deklaratë të ambasadës së Moskës.

E përditshmja vendase Bild tha se grupi kishte përgatitur cilët do të mbushnin vendet qeveritare pas përmbysjes së qeverisë, madje do të kishte dhe “krahun e tij ushtarak”.

Kreu i krahut ushtarak të lëvizjes besohet se ishte Ruediger v. P. , i cili deri në prill 1996 ka

Autoritetet u vunë në ndjekje të grupit pas interceptiemve të komunikimeve online prej verës së këtij viti.

Të dyshuarit u arrestuan në landet gjermane të Baden-Wuerttemberg, Bavari, Berlin, Hesse, Saxony e Ulët, Saxony, Thuringia si dhe në Austri dhe Itali.

Der Spiegel tha se vendndodhjet përfshinin kazerma të ushtrisë dhe të forcave speciale në qytetin jugperëndior Cale.

Prokurorët thanë se një person u arrestua në qytetin austriak të Kitzbuehel dhe një tjetër në qytetin italian të Perugia.

Ata mbanin lidhje me lëvizje të ngjashme në Britani e Francë që e konsiderojnë veten “njerëz të lirë” dhe të pakontrolluar nga “shteti modern”  apo ligjet e tij, dhe të drejtat e tyre i njohin nga ‘Magna Carta’.

FOTO GALERI
2/7
Pasardhësi i linjës mbretërore gjermane të gjakut, kërkonte të përmbyste qeverinë e të shpallej monark.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA