Realiteti ndonjëherë mund të jetë më i çuditshëm se sa trillimi. 

Mund t’i ngjajë skenarëve të fantazisë, komedisë, fantashkencës apo edhe të shfaqë krijesa mitike që mendonim se ekzistonin vetëm në përralla.

E tillë është përvoja e një grupi zhytësish të shpëtuar së fundmi nga “sirenat” e guximshme.

Sigurisht që tingëllon si një skenë nga një film i Disney-t, por është e vërtetë, dhe momenti i shpëtimit u kap në kamera.

Kur Joshua Claramunt shkoi të zhytej në brigjet e ishullit Santa Catalina afër Kalifornisë me babanë e tij dhe mikun më të mirë të babait të tij, Pablo Avila, grupi hasi në telashe të papritura kur Avila papritmas humbi vetëdijen.

Ata që e kanë provuar këtë sport sfidues e dinë se sa e rrezikshme mund të jetë kjo situatë.

Josh ishte i shqetësuar dhe nisi të panikosej. Ai tha se Pablos i ishin zmadhuar sytë dhe s’po merrte frymë.

Sirenat, Elle Jimenez, Elaina Garcia dhe Great Chin Burger, thanë se filluan të notonin drejt zhytësve të shqetësuar për të ofruar ndihmë menjëherë pasi dëgjuan Claramunt duke bërtitur për ndihmë.

Grupi i shqetësuar i zhytësve nuk e kuptoi se tre sirenat ishin notare profesioniste dhe pjesë e  PADI , Shoqatës Profesionale të Instruktorëve të Zhytjes.

Në atë ditë, vajzat po ndiqnin një kurs të avancuar të shpëtimit kur dëgjuan thirrjet për ndihmë.

Edhe pse kostumet e tyre mund të na kujtojnë personazhet e Disney-t, ato janë zhytëse me përvojë dhe instruktore zhytjeje.

 “Mendoj se është e rëndësishme të dimë se sirenat janë atletë, ne jemi të trajnuar mirë”, shpjegon njëra prej sirenave.

Vajzat e përfshira në shpëtim fituan një çmim njohjeje dhe një letër të veçantë falënderimi nga  CEO i PADI .

Me popullaritetin e këtij hobi të pazakontë që është në rritje kohët e fundit dhe gjithnjë e më shumë shkolla për sirena kanë filluar të shfaqen, nuk duhet të habiteni nëse takoni një nga këto “krijesa” të bukura herën tjetër kur të dilni në plazh.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA