Megi Fino, zv. ministre  e Punëve të Jashtme në një lidhje me skype në emisionin Top Story e quajti një përvojë të veçantë mbajtjen për herë të parë të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Ajo u shpreh se në këtë samit kishte arritje substanciale për vendin tonë.

“Vlen për t’u riktheksuar se është hera e parë që mbahet një takim i tillë, liderët e BE vijnë në Tiranë dhe theksojnë një bashkëpunim të thellë mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Ulen si të barabartë për të diskutuar çështje të rëndësishme ka element të shtuar dhe vlerësim, mua si zv, ministër ishte një përvojë dhe emocion i veçantë. Unë kam qenë në lëvizje e angazhuar me samitin. Sot kishte arritje përmbajtësore, substanciale veç zhvillimit pozitiv të një samiti të këtyre përmasave. Do veçoja disa, ajo që u përmend ishte ofrimi nga BE i paktës mbështetëse në sektorin e energjisë, I cili do të jetë masa afatshkurtër dhe afatmesme. Bëhet fjalë për një rritje të mbështetjes operacionale për sa I përket menaxhimit të kufijve, ishte Roaming, mes BE dhe Ballkanit Perëndimor”, tha Fino.

Top Channel