Irlanda deklaroi se pushtimi rus i Ukrainës ka dëmtuar punën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ministri i Jashtëm Simon Coveney tha se pavarësisht nga elementëve negativë, beson se Irlanda ka pasur një ndikim të qëndrueshëm dhe pozitiv gjatë mandatit të saj dy-vjeçar në këshill.
Sipas tij Irlanda ka vijuar një diskutim mbi mekanizmin e bllokimit të trefishtë, i cili ka qenë pjesë e debatit të zgjeruar të Irlandës mbi mbrojtjen dhe neutralitetin.
Sky News shkruan se Këshilli ka marrë kritika vitet e fundit për faktin se është një klub debati ‘pa dhëmbë’ dhe se nuk ka avancuar paqen ose konfliktin në një mënyrë të shpejtë e kuptimplotë.
Kjo kritikë u intensifikua kur një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit, Rusia, pushtoi Ukrainën në fillim të këtij viti dhe nga provat se synonte vazhdimisht civilët.
“Ju mund të përqendroheni në negative, dhe ka shumë… Ne kemi një anëtar të Këshillit të Sigurimit, një superfuqi ushtarake, që synon qëllimisht civilët në baza ditore dhe as që përpiqet ta maskojë këtë. Në shumë mënyra është një kontradiktë shumë thelbësore që minon besueshmërinë e Këshillit të Sigurimi”, tha Coveney.
Top Channel