Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, ngjarja në orën 04.35 ne lagjen nr.1.

Shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Lefter Lefteri alias Afez Kulla. Lënda eksplozive e dyshuar si tritol ishte vendosur tek porta jashtë e vilës.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme  materiale, policia ndodhet në vendngjarje.

Në objektin ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej 4 anëtaresh e 54-vjeçarit Lefteri. Ky i fundit rezulton ndërtues, ndërsa më parë ka qenë punonjës i administratës publike.

Muajt e fundit Lefteri është kallëzuar madje dhe shoqëruar në Komisariat lidhur me një objekt në ndërtim e sipër në lagjen nr.1. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

NJOFTIMI

Më datë 05.12.2022 rreth orës 04:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në murin rrethues të banesës së shtetasit L. L, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA