“Nafta duhet të ishte nën 200 lekë”/ Konfindustria ngre shqetësimin: Pasoja shkatërruese, evazion 300 mln euro në vit

05/12/2022 10:14

Çmimet e karburanteve në vendin tonë, ndër më të lartat në rajon, janë në kundërshtim me interesin publik dhe me çmimet në tregjet botërore – vlerëson Konfindustria.

Konfederata shpreh shqetësimin se çmimet e larta të karburanteve janë me pasoja afatgjata shkatërrimtare për biznesin, qytetarët, ekonominë kombëtare si dhe nxisin kontrabandën masive, që mund të shkojë në mbi 300 milion euro në vit.

Po ashtu, Konfindustria vlerëson se nafta sot duhet të shitej nën 200 lekë për litër, nga 209 lekë që e ka vendosur bordi. Rritjet e çmimeve në vlerë absolute janë shumë më të forta, thotë Konfindustria sesa uljet përkatëse, ku në vendimmarrjet e fundit brenda dy ditësh Bordi rrit fillimisht çmimin e “naftës” me 8 lekë/litër dhe e uli me 5 lekë/ litër me rritje përfundimtare me 3 lekë/litër. Ndërkohë, çmimet e tregjeve botërore dhe rajonale janë në ulje të qartë.

Sipas Konfindustrisë, Bordi i Karburanteve ka në përbërje anëtarë me konflikt të qartë interesi. Gjysma e anëtarëve vendimmarrës janë përfaqësues të subjekteve, që duhet të jenë objekt kontrolli.

Konfindustria shpreh shqetësimin e përsëritur për mënyrën e vendimarrjeve të Bordit të Karburanteve, qartësisht në kundërshtim me interesin publik me çmimet më të larta në Rajon dhe kahjet e dukshme rënëse të tregjeve botërore. Çmimet e larta krahësimore dhe absolute të karburanteve janë me pasoja afatgjata shkatërrimtare për biznesin, qytetarët, ekonominë kombëtare si dhe nxisin kontrabandën masive, që mund të shkojë në mbi 300 milion euro/vit.

Shembull i qartë për sa më sipër janë vendimarrjet e javës së parë të muajit dhjetor 2022. Duke vlerësuar krahësimisht çmimet e tregjeve botërore me periudhën e fillimvitit, sot produkti “naftë” duhet të ishte të paktën nën nivelin e 200 lekë/litër nga 209 lekë/litër të vendosur nga Bordi.

Bien në sy vendimarrjet e menjëhershme të Bordit në rast të rritjes së çmimeve të karburanteve në tregjet botërore dhe tejzgjatja në kohë në rastin e rënies. Gjithashtu, rritjet e çmimeve në vlerë absolute janë shumë më të forta, sesa uljet përkatëse. Konkretisht, në vendimarrjet e fundit brenda dy ditësh Bordi rrit fillimisht çmimin e “naftës” me 8 lekë/litër dhe e uli me 5 lekë/ litër me rritje përfundimtare me 3 lekë/litër. Ndërkohë, çmimet e tregjeve botërore dhe rajonale janë në ulje të qartë.

Konfindustria ka kërkuar themelimin e Entit Rregullator të Karburanteve në varësi të Kuvendit të Shqipërisë dhe me përbërje të profesionistëve. Bordi i Karburanteve ka në përbërje antarë me konflikt të qartë interesi. Gjysma e antarëve vendimarrës janë pikërisht përfaqësues të subjekteve, që duhet të jene objekt kontrolli”- njofton Konfindustria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA