Momentet e tmerrit kur burri që i vuri flakën vetes qëllohet për vdekje nga policia në Australi (fotot)

05/12/2022 15:55

Policia ka qëlluar për vdekje një burrë që i kishte vënë flakën vetes, kur ai nisi të vraponte drejt tyre në parkingun e një restoranti në Australi, u tha në hetimet e ngjarjes.

Omid Molayee, nga Brisbane, Australi, kishte hedhur benzinë ndaj ish-gruas së tij dhe kërcënonte t’i vinte flakën, thanë oficerët.

Molayee, një emigrant iranian, po përpiqej të ringjallte lidhjen e tij me partneren Sara Pooya natën që humbi jetën.

Rreshterja e policisë Theresa Downey tha se Molayee kishte vepruar “me xhelozi” ndaj partneres Pooyan para ndarjes së tyre.

Molayee jetonte me Pooyan dhe tre fëmijët e saj prej vitit 2019 raporton Daily Mail.

Kur zonjusha Pooyan refuzonte të rilidhej me Molayee ai lagu atë dhe veten me benzinë duke kërcënuar se do t’i vinte zjarrin.

Gruaja kishte arritur të largohej dhe thirri shërbimet e emergjencës, duke lënë Molayee në makinë.

Policia e gjeti atë në makinë dhe e rrethoi.

Pamje të rënda të regjistruara por të papublikuara nga shumica e mediave prej ndjeshmërive të lexuesit, tregojnë Molayee të mbuluar nga flakët para se të bjerë përtokë.

Rreshterja Downey tha se vrasja e Molayee ishte “e justifikueshme” dhe nuk janë gjetur shkelje nga ana e policisë.

Hetimi vijon.

FOTO GALERI
1/3
Molayee, një emigrant iranian, po përpiqej të ringjallte lidhjen e tij me partneren Sara Pooya natën që humbi jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA