Këngëtari Gëzim Nika ishte i ftuari i dytë në emisionin “S’e luan topi” në Top Channel.
Gjyshja është pika e tij e dobët, rrëfen këngëtari, ndërsa ka treguar historinë e dhimbshme të internimit të familjes.
Sipas tij, nëse nuk do të kujdesej gjyshja për katër fëmijët, pas vdekjes së bashkëshortit, askush s’do të ishte gjallë nga familja e tij.
“Në ’97-ën u larguam bashkë me familjen. Mos të përsëritet ajo ’97-a jo vetëm për ne por për askënd në botë. Ajo jeta atëherë mund të quhet burg i mirëfilltë sidomos familja jonë se kanë qenë të internum, të pushkatum, mohu shkollat. Për gjyshen, është njeriu më i madh për mua edhe kush e ka njoftë, kam pas fatin që ta kem gjyshe, po të mos ishte ajo ne s’do ishim fare. Gjyshin e pushkatua në Pejë serbët dhe e morën gjyshen 30 vjeç me katër fëmijë e çuan në Tepelenë, nga aty në Tropojë, në Kukës, Berat 3 muaj e gjysmë , kampet e Tepelenës. I vdiq djali, kishte dy djem dy vajza, e futi në një varr bëri një shenjë, mori djalin e futi në një lëkurë, e mbështolli duke e ly me raki duke e mbajt 6 javë, edhe kur e kontrollonin thoshte kam disa rroba fëmijësh, mbajti në dhomë eshtrat”, u shpreh artisti.
Top Channel