Debuton në Botëror duke thyer një tabu, lojtari i Juves vesh numrin e “palejuar” në vendlindje

03/12/2022 18:53

Gleison Bremer debutoi në Botërorin e Katarit në ndeshjen 0-1 që Brazili humbi ndaj Kamerunit.

Një numër i zakonshëm në Europë, por jo në Brazil aty ku numri 24 lidhet me homoseksualitetin falë një loje që luhej në Rio De Janeiro në shekullin e 19-të ku numrat lidhen me kafshët. Numri 24 lidhet me drerin, një kafshë që në kulturën braziliane personifikon homoseksualitetin!

Në vendin ku futbolli është një fe, meshkujt nuk ulen kurrë në vendin 24 në kinema apo teatër, teksa kur festojnë ditëlindjen shkruajnë 23+1 për shkak të mentalitetit homofobik.

Ndërkohë, Bremer vendosi ta veshte fanellën me numrin 24 në Katar, shtet me rregulla kundër komunitetit LGBTQ+. Lojtari i Juventusit deklaroi pas ndeshjes se kjo është një fanellë si gjithë të tjerat, por gjesti i tij ka shkaktuar debate të shumta në Brazil.

/Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA