Tension i lartë për Izrael-Irlandë/ Protesta, bojkot dhe konferenca shtypi të shtyra, por në fund sfida do të zhvillohet
Ndalimi i basteve online dhe mbyllja e faqeve të lojërave në celularë është një prej kartave që presidenti Lula po luan për të fituar zgjedhjet presidenciale që do të mbahen të dielën e ardhshme.
Kreu i shtetit brazilian e kishte njoftuar javën e kaluar këtë mase dhe tani e konfirmoi duke paraqitur një dekret që i ndalon bastet dhe tani ky dekret do të shkojë në parlament me këtë të fundit që ka 120 ditë në dispozicion për ta miratuar dhe konvertuar në ligj. Por aplikacionet dhe faqet online të basteve sportive do të mbyllen dhe fshihen që në 6 tetor.
‘Bastet online po shkatërrojnë të ardhurat në familje, po dëmtojnë shëndetin mendor dhe po iu shkaktojnë probleme në shtëpi njerëzve-pohoi Lula-për këtë arsye morëm vendimin e palëkundur që të bëjmë atë që është e nevojshme. Brazili do të jetë një vend i lirë nga ky fenomen’.
Por kjo masë nuk u prit aspak mirë nga kompanitë e basteve që protestuan dhe bënë të ditur se do të apelojnë te Gjykata Supreme. Sipas disa vlerësimeve të bëra rezulton se pas këtij dekreti do të mbyllen 15 mijë vende pune në sektorin IT. Por nuk janë vetëm kompanitë e basteve që janë kundër një vendimi të tyre, edhe klubet e futbollit që sigurojnë të ardhura të konsiderueshme nga reklamat pët kompani të tilla e kundërshtojnë presidentin Lula pasi sipas tyre, kjo masë do të shkruajë vdekjen e futbollit.
Vetëm në Serinë A të kampionati brazilian, 14 skuadra nga 20 kanë si sponsor kryesor një operator të basteve. Në 2025, rreth 34% e të ardhurave të klubeve kryesore braziliane vinte nga faqet e basteve për një total prej rreth 170 milionë eurosh. Në ditët e kaluara Lula iu kundërpërgjigj klubeve duke iu kujtura se në të kaluarën kur nuk ekzistonin bastet online futbolli brazilian fitontë shumë më shumë sesa sot. ‘Sao Paulo ka qenë 3 herë kampion bote pa baste, Santosi 2 herë. Edhe Gremio, Flamengo dhe Internacional. Edhe Corinthiansi im 2 herë. Edhe kombëtarja jonë ka fituar 5 tituj botërorë kur nuk ekzistonin këto platforma; historia se eliminimi i basteve sportive do të zhdukë futbollin brazilian është një budallallëk’-përsërit vazhdimisht Lula.
Por ky dekret rrezikon të vërë në krizë edhe llogaritë publike, duke qenë se ky treg, sipas të dhënave zyrtare, bën që të qarkullojnë rreth 5 miliardë euro në muaj. Por në një sondazh të kryer kohët e fundit nga AtlasIntel tregon se Lula ka shumë për të fituar nga kjo ofensivë kundër basteve onlinë; 86.7% e brazilianëve i konsiderojnë bastet të dëmshme dhe 63.2% nënvizojnë se bastet sjellin vetëm humbje.
Top Channel