Ja 11 “luftëtarët” kuqezi të zgjedhur për të marrë tri pikët me çdo kusht mbrëmjen e sotme
Kylian Mbappe ka ngritur shqetësim te Real Madridi pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e Francës në Kocaeli të Turqisë. Sulmuesi francez u detyrua të largohej nga fusha me probleme në gjurin e majtë, i njëjti që i shkaktoi shqetësime të mëdha edhe sezonin e kaluar.
Gjithçka ndodhi në minutën e 54-t. Me rezultatin 0-0, Mbappé mori topin në hyrje të zonës, e orientoi dhe goditi fuqishëm duke shënuar golin e avantazhit për Francën. Por menjëherë pas golit, alarmi u ndez.
Sulmuesi nisi të çalonte dhe shfaqi qartë dhimbje. Festimi i golit u ndërpre dhe Mbappé u ul në fushë, duke mbajtur duart në fytyrë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai u rikthye për pak minuta, por vazhdoi të çalonte dukshëm.
Pak më vonë, Mbappé u shtri sërish në fushë dhe bëri me shenjë se nuk mund të vazhdonte. Ai u zëvendësua.
Dëmtim në tendinë – Kontrollet e para nga stafi mjekësor i Francës kanë evidentuar një dëmtim tendinoz. Për momentin nuk dihet ende shkalla e dëmtimit dhe koha e rikuperimit.
Mbappé pritet të rikthehet në Madrid, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme për të përcaktuar saktësisht problemin.
Në kampin madrilen ka shqetësim, veçanërisht për shkak se bëhet fjalë për gjurin e majtë, i cili e ka shqetësuar sulmuesin edhe gjatë sezonit të kaluar.
Një “déjà vu” për Mbappé – Gjuri i majtë ishte kthyer në një problem serioz për Mbappén sezonin e kaluar. Ai u dëmtua më 7 dhjetor në ndeshjen ndaj Celta Vigos dhe më pas nisi një periudhë të gjatë me shqetësime.
Në atë periudhë pati edhe polemika rreth diagnozës së dëmtimit. Sipas raportimeve, ekzaminimet fillestare dyshohet se ishin kryer në gjurin e djathtë, në vend të të majtit, duke çuar në një vlerësim të gabuar të situatës.
Mbappé vazhdoi të luante edhe pse kishte shqetësime, ndërsa në janar humbi ndeshje të rëndësishme, përfshirë gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atlético Madridit. Në finalen kundër Barcelonës ai luajti vetëm 14 minuta.
Problemet u rikthyen sërish në fund të shkurtit. Sulmuesi mungoi në disa ndeshje, përfshirë përballjet me Benfica-n, Getafen, Celta Vigon dhe Manchester Cityn, ndërsa pati vetëm pak minuta në ndeshjen e kthimit ndaj anglezëve dhe në derbin e Madridit.
Në total, problemet me gjurin e majtë ndikuan sezonin e kaluar në 12 ndeshje, ndërsa duke përfshirë edhe tre takime ku luajti i dëmtuar, numri shkon në 15.
Shqetësim në Madrid – Dëmtimi i ri vjen në një moment delikat për Real Madridin. Mbappé është aktualisht një nga lojtarët kryesorë të skuadrës dhe ka realizuar 8 nga 20 golat e ekipit këtë sezon.
Në horizont janë disa ndeshje të rëndësishme, përfshirë përballjen me Villarrealin dhe më pas sfida të tjera kundër Romës, Sevillas dhe Leipzigut, ndërsa më tej është edhe El Clásico.
Për momentin, në Madrid presin rezultatet e ekzaminimeve të plota. Vetëm pas tyre do të mësohet nëse bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë apo për një mungesë më të gjatë.
Megjithatë, fakti që bëhet fjalë sërish për gjurin e majtë ka rikthyer menjëherë shqetësimin në kampin madrilen.
Top Channel