Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për rënien e vaksinimit të fëmijëve ndaj fruthit.

Shqipëria është një ndër vendet ku vaksinimi ndaj fruthit  ka rënë ndjeshëm, çka bën që foshnjat nën një vjeç dhe jo vetëm të jenë të riskuara.

“Ka ulje të vaksinimit në moshën 1 vjeç se prindërit e shtynë, por është e rëndësishme që të kryhet në moshën 1 vjeç sepse bie edhe imuniteti që trashëgohet nga nëna”, tha Silva Bino.

Prindërit e lidhin vaksinë  e fruthit me autizmin, ndaj nuk i vaksinojnë  pa menduar se rriskojnë bashkëmoshatarët e tyre që frekuentojnë çerdhe e kopshte.

OBSH deklaroi se shumë fëmijë janë të rrezikuar nga fruthi për shkak se gjatë vitit 2021 janë raportuar 9 milionë  fëmijë të prekur dhe 128 mijë të vegjël kanë humbur jetën në botë për shkak të fruthit.

Para tre vitesh një foshnje katër muajshe humbi jetën pasi ra në kontakt me fruthin nga një tjetër fëmijë që ishte i pavaksinuar. Ai u paraqit në urgjencë, duke bërë që të infektoheshin edhe pacientë të tjerë të vegjël që ishin paraqitur për probleme të tjera shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA