24/11 21:11
Në fund të ndeshjes së humbur ndaj Argjentinës, e cila nuk rrezikoi kalimin e Polonisë në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës, portieri i Juventusit Szczesny foli edhe për momentin që po përjeton Juventusi.
Duke folur në konferencën për mediet polaku shprehu keqardhje për Agnelli-n.
“Më vjen shumë keq për Andrea Agnelli sepse ai është një njeri i madh dhe një president i madh, por jeta e futbollit vazhdon dhe do të varet nga ne që të japim më të mirën tonë për Juventusin pavarësisht kaosit të ditëve të fundit”-tha Szczesny.
Top Channel