24/12 11:43
Nenci Vllazëria, 20 vjeçarja korçare ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli më shumë për eksperiencën në audicionet “Blind” të “The Voice of Greece”.
I pari që ktheu menjëherë karrigen ishte idhulli i saj, Konstantinos Argiros dhe menjëherë pas tij edhe këngëtari tjetër grek Sakis Rouvas.
Të dy anëtare e jurisë nisën një garë për të marrë në skuadrën e tyre Nencin, madje këmbëngulja shkoi deri në atë pikë sa telefonuan të ëmën e 20-vjeçares.
“Mami s’pushonte nga të qarat. S’ i besohej”, tha Nenci.
Ajo tregoi se në fund zgjodhi Argiros dhe shpreson që të jetë fituesja e këtij edicioni.
Top Channel