Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi vinin baste sportive nëpërmjet laptopit dhe aparateve celulare në Durrës. 

☺Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe në ambiente të tjera, ku dyshohet se organizohen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Si rezultat, u godit një rast tjetër i kësaj veprimtarie dhe u arrestuan shtetasit:

-A. I., 59 vjeç, banues në Durrës (pronari i lokalit), për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”, kryer në bashkëpunim;

A. C., 60 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, kryer në bashkëpunim.

Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Vinin baste sportive, nëpërmjet laptopit dhe aparateve celulare, në një lokal, arrestohen në flagrancë pronari i lokalit dhe bashkëpunëtori i tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe në ambiente të tjera, ku dyshohet se organizohen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Si rezultat, u godit një rast tjetër i kësaj veprimtarie dhe u arrestuan shtetasit:

-A. I., 59 vjeç, banues në Durrës (pronari i lokalit), për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”, kryer në bashkëpunim;

A. C., 60 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të shtetasit A. I., duke vënë baste sportive, përmes laptopit dhe aparateve celulare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 laptop, 2 aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga lotaritë e paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA