78-vjetori i Çlirimit të vendit, ambasadorët kryejnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

29/11/2022 11:40

Ambasadorët e vendeve të huaja në Shqipëri, kanë zhvilluar homazhe ditën e sotme pranë Varrezave të Dëshmorëve të Atdheut, ku vendosen kurora me lule pranë memorialit të Nënës Shqipëri.

Në ceremoni mori pjesë ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori ukrainas Volodymyr Shkurov si dhe zyrtarë të tjerë, të cilët vendosën kurora me lule pranë varrezave të Dëshmorëve të Atdheut.

Politikanët shqiptare kanë uruar festën e 29 nëntorit në rrjete sociale, ndërsa një pjesë e tyre kanë nderuar dëshmorët e atdheut në Varrezat e Dëshmorëve. Të pranishëm gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve  ishin presidenti Bajram Begaj,  kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Para nisjes së ceremonisë zyrtare, te Varrezat e Dëshmorëve u shfaqen si çdo vit edhe ithtarët e diktatorit Enver Hoxha, të cilët vendosën pankarta dhe buqeta me lule në hyrje të varrezave.

Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA