Vlora është veshur kuq e zi në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

“O Ismail Qemali, të lumtë ajo dorë, që e ngrite flamurin në qytetin tonë në Vlorë”, reciton një djalë i vogël vlonjat.

110 vjetori i pavarësisë në Vlorë u hap me një ceremoni zyrtare në Sheshin e Flamurit nga krerët e shteteve shqiptare.

Por përtej politikës, festën e vërtetë e bënë ata që erdhën në Vlorë nga të gjitha trojet shqiptare.

Në ballkonet e shtëpive valëvitet flamuri kuq e zi, ndërkohë janë të shumtë shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi që kanë zgjedhur Vlorën për të festuar 110 vjetorin e Pavarësisë.

“Të gjithë të duam i shtrenjti flamur, me Skënderbeun në Krujë, me Ismail Qemalin në Vlorë, por edhe ne festojmë me Boletinin në Kosovë”,  interpretojnë një grup nga Istogu.

“Kam ardhur nga Kosova për të festuar Ditën e Flamurit në Vlorën heroike, të bashkuar do të jemi përgjithmonë e përjetë”, tha një qytetar nga Kosova.

Më 28 nëntor 1912 në Vlorë u shpall pavarësia dhe Ismail Qemali ngriti flamurin, e çdo vit shqiptarët kudo që janë kremtojnë këtë datë historike.

FOTO GALERI
2/34

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA