Dua Lipa, zyrtarisht shqiptare/ Këngëtarja nga Kosova e lindur në Londër bëhet nënshtetase e Shqipërisë

27/11/2022 12:44

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa mori sot nënshtetësinë shqiptare nga presidenti Bajram Begaj, i cili vlerësoi talentin e saj, shpirtin artistik si dhe angazhimin në mbështetje të kauzave sociale.

“Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë. Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë”, tha presidenti Begaj.

Dua Lipa do të performojë nesër në sheshin Skënderbej për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.  Ajo numëron shumë çmime e vlerësime për kontributin e saj në muzikë dhe art, përfshi këtu edhe tre çmime Grammy.

Ndjeshmëria e saj për çështjet sociale në vende të ndryshme të botës e ka angazhuar Dua Lipën pranë UNICEF-it, në mbështetje të fushatave për të drejtat e fëmijëve. Pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 në Shqipëri, Lipa u kërkoi adhuruesve të saj mbështetje dhe donacione si dhe organizoi një fushatë të mbledhjeve të fondeve bashkë me stilistë shqiptarë, të ardhurat e të cilës shkuan për familjet e viktimave të tërmetit.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA