Protestat kundër kufizimeve të rënda të Kinës për COVID-19 u përhapën në më shumë qytete akoma, duke përfshirë qendrën financiare Shangai të dielën, gati tre vjet pas pandemisë, me një valë të re zemërimi të shkaktuar nga një zjarr vdekjeprurës.

Zjarri të enjten që vrau 10 persona në një ndërtesë të lartë në Urumqi, ka shkaktuar zemërim të gjerë publik. Shumë në internet thonë se banorët nuk mund të shpëtonin në kohë sepse ndërtesa ishte pjesërisht e mbyllur.

Zjarri ka nxitur një valë mosbindjeje civile, e paprecedentë në Kinë, që kur Xi Jinping mori pushtetin një dekadë më parë.

Në Shangai, qyteti më i populluar i Kinës, banorët u mblodhën të shtunën me shpejtësi, lëvizje që u kthye më pas në një protestë në orët e para të së dielës.

Te gjithë ata kërkonin njëzëri që të hiqeshin bllokimet.

Kina po i përmbahet politikës së saj zero-COVID edhe pse pjesa më e madhe e botës përpiqet të bashkëjetojë me koronavirusin.

Megjthatë  rastet e Kinës kanë arritur nivele rekord prej ditësh, me afro 40,000 infeksione të reja të regjistruara të shtunën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA