Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviçit do të mbahen në 25 dhjetor.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shpalli këtë të premte datën e zgjedhjeve.
“Pas Vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e Kuvendeve Komunale në Zveçan dhe Leposaviç, pas konsultimit me partitë politike dhe duke pasur parasysh që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë kohë të mjaftueshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me afatet dhe detyrimet ligjore, caktoi 25 dhjetorin, datë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviçit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Ndërkohë, u bëhet thirrje subjekteve politike për fushatë të qetë e pa tensione.
Top Channel