
23/02 22:38
Brazili mundi Serbinë 2-0 me gola të Richarlison, por trajneri Tite tani ka një shqetësim tjetër që lidhet me yllin e sulmit, Neymar.
Lojtari i PSG u zëvendësua 15 minuta para se të përfundonte takimi, për shkak të një dëmtimi të marrë pas një goditjeje në kavilje.
Sikurse shikohet edhe nga pamjet, kavilja e sulmuesit është e ënjtur dhe frika është prezente që mund ta humbasë duelin e radhës me Zvicrën.
Gjithsesi pritet që Neymar të bëjë kontrollet mjekësore, që mjekët të japin verdiktin e tyre, nëse mund të aktivizohet apo jo.
Top Channel