“Kujt i flet për ekspertë ti?”, Buzhala: Ata që rrethojnë Ramën janë të gjithë kukulla

24/11/2022 22:26

Porti i Durrësit ka ngritur tensionet edhe mes panelistëve të Top Story mbrëmjen e sotme, ku Berat Buzhala dhe Plarent Ndreca, kanë ngritur tonet gjatë diskutimit me njëri-tjetrin.

Ndreca u shpreh se me projektin e portit të Durrësit nuk merret vetëm Rama por është një staf prej 60 personash që e lexojnë dhe kujdesen që të jetë në rregull

Buzhala iu kundërpërgjigj duke thënë se të gjithë personat që e lexojnë janë “kukulla” të Ramës dhe një gjë e tillë është e dëshmuar.

Buzhala: Dëshira më e madhe e pushtetit është që ta lexojmë të gjithë projektin përveç disa argumentave, të mos lexojmë 33% e gjithë projektin po. Unë kam lexuar vetëm 33% dhe pjesën tjetër të projektit jo.

Ndreca: Ju flisni sikur këtë e bën Rama i vetëm. Harroni ju që pas këtij projekti ka minimalisht 60 veta që merren më këtë gjënë, që e lexojnë.

Buzhala: Kukulla të zotit Rama?

Ndreca: Çfarë kukullash, ju nga një anë kërkoni standarte nga ana tjetër nuk i përdorini ato.

Buzhala: Është e dëshmuar që janë kukulla.

Ndreca: Ne nuk jemi shtet me standarte perëndimore por ama kemi standarte, një prej të cilave është se çdo dokument që firmoset nga qeveria, verifikohet nga dhjetëra persona.

Top Channel