Një raketë ruse ka goditur sot Ukrainën, në afërsi të një materniteti, duke vrarë një djalë të porsalindur dhe duke plagosur rëndë një mjek. 

Shpërthimi brenda natës shkatërroi spitalin e qytetit të vogël, duke e lënë atë një gërmadhë.

Ishte goditja e dytë vdekjeprurëse në qytetin e vogël të Vilniansk në një javë dhe kryebashkiaku Nataliya Usienko beson se nuk do të ishte i fundit.

“Sulmi filloi dhe raketa e parë S300 ra në rrugë. Raketa e dytë goditi këtë vend, spitalin kryesor të përgjithshëm, në krahun e maternitetit ku ndodheshin njerëzit,” tha ajo.

“Një grua lindi dy ditë më parë. Ajo lindi një djalë. Fatkeqësisht kjo raketë i mori jetën këtij fëmije që jetoi vetëm dy ditë.”

Kjo vjen pasi 11 persona humbën jetën kur një raketë ruse goditi një ndërtesë apartamentesh gjashtë ditë më parë.

“Është shumë e rrezikshme të jesh këtu,” tha zonja Usienko. “Është 90% e sigurt që do të goditet sërish”.

Top Channel