Pacientët të cilët vijnë nga rrethet të ndryshme të vendit  për t’u konsultuar me mjekun specialist në qendrën spitalore universitare apo për të përfituar medikamente me rimbursim duhet që më parë të kenë plotësuar një listë me analiza, dhe këto të bëra të gjitha nëpër klinika private.

Dhe për të ardhur për një konsultë duhet të kesh xhepat plot, pasi përveç parave që shpenzojnë për analiza mjekësore duhet të shtosh edhe shpenzimet e rrugës  vajtje-ardhje.

Ku i bëre analizet?

– Në privat.

Sa kushtuan?

– 45 mijë lekë të vjetra shto dhe 21 mijë lekë të vjetra autobusi.

Këtij qytetari nga Korça i është dashur të shpenzojë vetëm të ardhur për konsultën e ditës së sotme 87 mijë lekë të vjetra dhe kjo pa llogaritur as dhe një shishe ujë për të pirë.

7 mijë lekë biletë autobusi  x 3 persona = 21 mijë lekë të vjetra + kthim = 87 mijë lekë.

-Ç’të bëjmë nga e keqja duam të marrim ilaçet e të shpëtojmë”.

-Si rreth na kap Elbasani. I bëmë në Belsh privat.

Sa harxhuat ? 

-As nuk i kam llogarit kam dy muaj që vij vërdallë.

-Po këta thonë 8 javë. Ku pret puna dy muaj.

Por nuk janë vetëm analizat pasi qytetarët paguajnë edhe për eko apo ekzaminime të tjera.

“Është letra e një eko që bëra në privat. Nuk bëhej në shtet, e bëra në privat”, u shpreh qytetarja.

Ky është kalavari i përditshëm i qytetarëve që vijnë nga rrethet, të cilët pasi kanë boshatisur xhepat nëpër klinikat private i drejtohen QSUT për të marrë trajtim të specializuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA