Vrasësit e analistit amerikan arratisen nga gjykata me motoçikleta në Bangladesh (fotot)

21/11/2022 17:14

Dy të dënuar me vdekje për vrasjen e një shkrimtari laik janë marrë sot nga motoçiklistë që hodhën ‘spray’ kimik djegës ndaj policisë që e ruante.

Militantët e dënuar me vdekje për vrasjen e kritikut amerikan në Bangladesh realizuan arratisjen dramatike me motoçikleta teksa shoqëroheshin drejt gjykatës në kryeqytetin Daka.

Dyshja kishin vrarë komentatorin Avijit Roy, një shkrimtar amerikano-Bangladeshi i cili u godit për vdekje me hanxharë në rrugë në Daka në 2015.

Roy ishte një komentator prodhimtar që kritikonte ekstremizmin fetar deh ishte përballur me herët me kërcënime ndaj jetës së tij.

Më vonë po atë vit, është qëlluar për vdekje dhe publikuesi shkrimeve të Roy, Faisal Arefin Dipan i goditur me thikë nga islamistët e të njëjtit grup.

Tashmë pesë anëtarë të grupit përgjegjës janë dënuar me vdekje për vrasjen e Roy, ndërsa tetë do të ekzekutohen për vrasjen e Diplan.

Grupi përgjegjës për vrasjen Ansarullah Bangla Team (ABT), besohet se është i frymëzuar nga Al Kaida dhe është i jashtëligjshëm në Bangladesh prej vitit 2015.

Dy militantët u arratisën dje teksa udhëtonin drejt gjykatës, në një sulm të dhunshëm e të koordinuar.

Lëndë e fortë helmuese u lëshua në sytë e oficerëve, e cila i kishte verbuar përkohësisht, ndërsa të burgosurit u morën me motoçikleta nga sulmuesit.

Dëshmitarët thanë se të dënuarit ishin të prangosur vetëm në duar, dhe jo në këmbë siç duhet të ndodhte normalisht.

Policia ka njoftuar për një shpërblim prej 2milionë taka ($18 000) për informacione në kapjen e të burgosurve.

Në pamje të kamerave të sigurisë të publikuara nga mediat, shiheshin dy militantët të ulur prapa në motoçikletën e drejtuar nga një burrë me kokore, kurse një motoçikletë e tyre i ndiqte afër nga prapa mes rrugëve të ngushte të zonës gjyqësore në Daka.

FOTO GALERI
1/3
Dy të dënuar me vdekje për vrasjen e një shkrimtari laik janë marrë sot nga motoçiklistë që hodhën ‘spray’ kimik djegës ndaj policisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA