“Të hapësh portat për të shpëtuar digat është krim”/ Arian Curri: Është groteske se si Balluku i shpjegon drejtorit të KESH situatën

21/11/2022 21:34

Situata e rënduar e krijuar në vend për shkak të reshjeve, është komentuar këtë të hëne në “Top Story”, ku janë sjellë në vëmendje shkaqet që kanë sjellë situatën në këtë pikë, ku shumë familje shqiptare ndodhen në bashkëjetesë me ujin në shtëpitë e tyre.

Opinionisti Mentor Nazarko, është shprehur se në Shqipëri duhet të ndërtohet një sistem efikas që situate të mos shkonte në pikën ku të ketë shkarkesa.

Nga ana tjetër Arian Curri, është shprehur se hapja e portave për të shpëtuar digat është një krim pasi mund të humbin jetën shumë njerëz e bagëti dhe duhet të ketë një paralajmërim para se të ndodhë diçka e tillë.

Mentor Nazarko: Ky është një problem kompleks, në 30 vjet të ekonomisë së tregut në Shqipëri do të duhet të ishte krijuar një sistem që të bëjë efikas sistemin e të mos shkonim në pikën që të kishte shkarkesa. Shkak janë bërë edhe ndërtimet pa leje. Në regjimin e Enver Hoxhës përpiqej të mos mbillej në gjithë sezonin, në kohëra të tjera është pasur shumë kujdes që dëmet që do të shkaktoheshin të ishin më të vogla. Unë nuk kam kompetencë për këtë sektor por duke dëgjuar zërat, një alibi e tyre ka qenë se sasia e reshjeve ishte 2-3 herë më shumë se sa ishte parashikuar. Gjithë qeveritë nga 92 e këtej nuk kanë mundur të ndërtojnë një sistem optimal.

Sipas Currit është qesharake skema se si Ministra e Infrastrukturës Balluku, i shpjegon situatën drejtorit të KESH-it, ndërkohë që duhet të ndodhë e kundërta.

Arian Curri: Portat e hidrocentraleve nuk hapen pa paralajmërim. Të hapësh portat për të shpëtuar digat e në këtë mënyrë të vrasësh njerëz e bagëti kjo është kriminale. Duhet paralajmërim. Ne nuk mund të rrimë pa tendera. Nga nëntori në dhjetor unë pashë që është një tender që blen energji me çmim normal prej 200 e ca euro. Të blesh me 215 euro dhe të shesësh me 80 euro ky është abuzim i hapur. Cili ekspert do e shpjegonte këtë fakt, kemi pamje që ministrja e energjitikës i shpjegon situatën drejtorit të KESH-it, zakonisht duhet të ndodhë e kundërta. Të arrijë situate groteske e qesharake deri në maksimum, në gjithë botën ndodh e kundërta.

Top Channel