“6 dhjetori protestë dhe samit”/Noka në Top Story: Rama i tregon europianëve Shqipërinë virtuale ne i tregojmë realen, tubimi është i shëndetshëm

21/11/2022 22:02

6 dhjetori parashikohet ta gjejë Shqipërinë në pritjen e samitit të radhës së BE-së me Ballkanin Perëndimor, por nga na tjetër opozita pritet të  zhvillojë protestën e radhës.

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, ëhstë shprehur se kjo protestë do ti japë Ramës mundësinë e përdorimit të argumentit se PD-ja është anti-Evropiane.

Nga ana tjetër Flamur Noka tha se Rama do i paraqesë evropianëve Shqipërinë virtuale por opozita me protestë do i paraqesë atë realen. Ai shtoi se çdo protestë është e shëndetshme për demokracinë e për të denoncuar monizmin.

Kreshnik Collaku: Nuk ka asnjë lidhje Rama me këtë Samit, vjen si një mesazh i fortë gjeostrategjik për Rusinë nga Ballkani. Pretendimi se Evropa ka nevojë të shohë një Shqipëri tjetër që proteston. Shqetësimi im mbetet se kjo lloj proteste nuk mund të jetë as e fortë, as e dhunshme e as masive, por do i japë Ramës një argument për të akuzuar PD-në si një forcë anti-Europiane. Mund ta bëjmë në data të tjera por në datën 6 ka një peshë më të rëndë.

Noka: Nuk ka dyshim, ne do të protestojmë me 6 dhjetor. Shqiptarët nuk kanë asnjë kompleks në këtë betejë, është një betejë kundër monizmit. Rama do i paraqesë evropianëve Shqipërinë virtuale por ne me protestë do I paraqesim atë realen. Ne do të protestojmë kundër regjimit, ne do i mikpresim evropianët duke I thënë se në Shqipëri ka monizëm, jemi të varfër, vidhemi, po shpopullohemi, jemi duke u shkretuar. Por sërish ka njerëz të lirë. Me këtë shpopullim Rama ja ka kaluar dhjetëra pushtuesve në këtë vend. Ai është më barbar se barbarët, çdo protestë është e shëndetshme për demokracinë e për të denoncuar monizmin.

Top Channel