Katari nivel mediokër, dygolëshi i Valencias i jep fitoren Ekuadorit

20/11/2022 19:02

Katari zhgënjen në sfidën hapëse të Botërorit. Vendi organizator, ndryshe nga sa përcolli me spektaklin shumëngjyrësh të ceremonisë hapëse, në fushën e gjelbër shfaqi një nivel mediokër, duke u mposhtur 2-0 nga Ekuadori.

Që në fillim të sfidës ekipi nga Amerika e Jugut shënoi me Valencian, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, gjithsesi, nuk do të vononte zhbllokimi i rezultatit po nga futbollisti i Fenerbahce, i cili mbylli llogaritë me vendësit sapo kaloi gjysmë ore lojë nga pika e bardhe e penalltisë.

Asgjë nuk ndodhi në minutat në vijim e gjatë gjithë pjesës së dytë, me Ekuadorin merr tri pikët e parë në Grupin A.

Golat

Sistemi VAR menjëherë protagonist në ndeshjen hapëse në “Katar 2022”. Në minutën e tretë të takimit Katar – Ekudor, Valencia arriti ta dërgonte topin në rrjetë me kokë, por gjyqtari italian Orsato mori një sinjalizim nga sistemi VAR, që pas disa minutave pritjeje vendosi ta anulonte golin. Një vendim I diskutueshëm, që pritet të krijojë polemika ende pa nisur mirë Botërori.

16′ – Zhbllokohet takimi i parë i Botërorit, Ekuadori kalon në epërsi me një 11-metësh të fituar dhe shndërruar në gol nga Valencia.

31′ Shokohet Katari, Ekuadori realizon të dytin me Enner Valencian, 0-2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA