Prej vitesh nga ekspertët ka një debat për të ashtuquajturin “efekti i dushit”.
Eksperimentet e fundit të udhëhequra nga Zachary Irving, i cili ligjëron filozofinë e shkencës kognitive në Universitetin Virginia, sugjerojnë se përqendrimi i tepërt në një detyrë mund të jetë armiku i krijimtarisë. Në vend që të mendoni për problemin derisa të zgjidhet, rezultatet e tij sugjerojnë që më mirë është të bëni një pauzë dhe të bëni diçka ndryshe që nuk kërkon ndonjë përqendrim të madh, siç është dushi.
Kështu mendja mund të endet lirisht, pa ndonjë qëllim ose drejtim. Hulumtuesit konsiderojnë që keni më shumë gjasa të zbuloni diçka të zgjuar ndërsa jeni duke u menduar. Detyrat monotone, nuk i pengojnë mendimet që të gjenerojnë ide kreative. Nëse keni një problem për të cilin nuk mund të gjeni zgjidhje, bëni diçka që do t’ju shpërqendrojë si për shembull shëtitja, puna në kopsht apo të bëni një dush. Të gjitha këto aktivitete nuk kërkojnë përpjekje të mëdha, pra lëvizja e lirë e mendimeve lehtëson krijimin e ideve të reja.
Ndërkaq, zhytja e trupit në ujë të ftohtë nuk është asgjë e re, pasi njerëzit kanë bërë hidroterapi prej shekujsh. Megjithatë, këtë nuk mund ta bëni në shtëpi, duhet të shkoni te një specialist që mund t’ju ndihmojë. Por çdokush mund të bëjë dush të ftohtë në shtëpi dhe të shijojë përfitimet që vijnë. Disa mendojnë se një dush në mëngjes shërben si një mënyrë për t’u freskuar dhe nisur ditën, ndërsa të tjerë e shohin një dush natën si një mënyrë për t’u çlodhur. Megjithatë, shkenca nuk pajtohet me këtë praktikë.
Në fakt, dermatologia Sandy Skotnicki rekomandon të bëni dush më pak dhe të lani vetëm 3 pjesë të trupit. Nëse jeni mësuar që sa zgjoheni në mëngjes bëni dush, më pas bëni prap pas stërvitjes dhe më pas një tjetër në darkë para gjumit, jeni duke dëmtuar shëndetin tuaj. Shpenzimi i tepërt i kohës në dush mund të dëmtojë lëkurën, flokët tuaj, madje edhe të ndikojë në shëndetin tuaj riprodhues. Ne ju njohim me arsyet se pse dushi disa herë në ditë mund të mos jetë zgjidhja më e mirë.
Top Channel