Deputeti socialist Erion Braçe ka shtruar një sërë pyetjesh në Komisionin e Ekonomisë duke kërkuar transparencë për projektin e Portit të ri të Durrësit.
Braçe tha se pasi ka lexuar dokumentet nuk ka kuptuar se sa është prona e shtetit e vënë në dispozicion të këtij projekti në hektar dhe çfarë do të ndodhë me vijën bregdetare që do të vihet ne dispozicion të këtij projekti.
Deputeti kërkoi nga komisioni dokumentin që garanton se investitori, përfshirë edhe shtetin shqiptar nuk do ta përdori këtë pronë për të të garantuar financime. Ai kërkoi garanci që ky projekt do të mbarojë, cili institucion do të mbajë përgjegjësi dhe a ka kompani offshore të përfshira.
“Unë dua të di sa është prona shtetit e vënë në dispozicion të këtij projekti në hektar. Çfarë ndodh me këtë pronë. Pati kakofoni në atë që thatë ju. Dua të di, me këtë sipërfaqe toke çfarë ndodh. Dua që të pranë këtij komisioni të depozitohet dokumenti. Çfarë ndodh me vijën bregdetare dhe hapësirën që vihet në dispozicion të këtij projekti. Ju thatë që është është e ndaluar me akte që kjo pronë të vendoset kolateral për financimin e zhvillimit të këtij projekti, në cilin dokument është kjo. Kam lexuar këto që na keni sjell, por dua dokumentin që garanton se investitori, përfshirë edhe shteti shqiptar nuk do ta përdori këtë pronë për të të garantuar financime. Ju thoni që nga 80 hektarë, 20% do i kthehet hapësirë publike qytetit, çfarë është kjo % sot, pronë publike apo private. Sa janë taksat që do paguajë investitori, ju thatë që do ndërtohet hoteleri. Do ndërtohet gj tjetër veç hoteleve aty? Sa taksa do paguhen dhe sa taksa do përjashtohen? Tani pyetja për investitorin u bë. Unë dua garanci që ky projekt do mbarojë dhe më cilin institucion do të kem marrëdhënie. Ka kompani offshore të përfshira? Cilat dhe ku janë? Pyetja tjetër që kam, ka ndonjë detyrim që kompania të zbatojë ligjet vendase për financimin dhe pastrimit të parave. Në cilin dokument janë dhe nga cili moment duhet t’i nënshtrohen? Për të zhvilluar këtë sipërfaqe në Portin e Durrësit, ka pasur kërkesa të tjera? Nëse po, nga cilët, nëse jo vazhdojmë. Kush do jetë institucioni që do kontrollojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe këtij investimi”- tha Braçe në fjalën e tij në Komisionin e Ekonomisë.
Top Channel