Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën në protestën e ditës së sotme në kryeqytet të organizuar nga vetë ai, ku kryefjalë e fjalimit të tij ishte vjedhja dhe korrupsioni i qeverisë aktuale.
Berisha u shpreh se pas 32 vitesh, Shqipëria është shndërruar sërish në vendin e gomoneve, pasi Edi Rama u ka plaçkitur votën.
“Qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, shqiptare dhe shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo që jeni sonte, përshëndetjet më vëllazërore nga ky mitting i jashtëzakonshëm nga ky tsunam i lirisë së shqiptarëve, nga këta qindra mijëra djem dhe vajza, burra dhe gra që po shqyejnë me entuziazëm më zërin dhe fuqinë e tyre bulevarde dhe rrugë të Tiranës, të dashur demokratë e demokratë, anëtarë të PL dhe partive të tjera opozitare, qytetarë të paparti, socialistë e njerëz të të gjitha bindjeve e kauzave të drejta, mirënjohje të pakufijshme për praninë tuaj vllazërore, shpresë, besim se ky vend do të ndryshojë. Miqtë e mi, ne mblidhemi sot këtu në një kokë kur njëlloj si 32 vite më parë bota na shef si njerëzit e gomoneve. Ndaj dhe le të ndalemi për një moment, pse ne sot pas 31 vitesh rrugën në liri përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve, mos vallë e ka fajin Shqipëria? Kurrën e kurrës, nuk ka vend më të bekuar e më të pasur se ky vend, por shqiptarët janë populli i gomoneve sepse dikush dhe ky dikush është Edi Rma, ju ka grabitur e plaçkitur votën. Ka shndërruar lirinë e tyre në iluzion. Ky armik i lirisë tonë, i votës tuaj nuk njeh ligj dhe kushtetutë e moral, nuk njeh asgjë, është vlerësuar më të gjithë makinerinë e narkoshtetit të rrëmbejë votën e shqiptarëve, dhe dinjitetin e shpresë, besimin. Rama është armiku më i egër i lirive tona. Ai të merr shpresën.”
Top Channel