Disa llogari parodie po përfitojnë nga shërbimi ‘Twitter Blue’ i Musk i cili për vetëm 8 dollarë në muaj, përdoruesve u jepet nje tik blu që dikur tregonte se një llogari i përkiste vërtet një figure publike.

Këto llogari kanë vendosur emra të personave të famshëm ku me tiku blu të bashkangjitur duken si reale. Njëri nga përdoruesit thotë se 8 dollarë është një çmim i vogël për ta bërë këtë aplikacion të duket si i një personi të famshëm.

Emrat e llogarisë fallco të shumë prej të famshmëve si George W Bush, Toni Bler, OJ Simpson dhe shumë të tjerë dukën si llogari reale dhe njërëzit kanë shkruajtur gjëra të çuditshme.

George W Bush “i mungon vrasja e irakianëve” dhe Toni Bler është dakord. OJ Simpson thotë se ai e bëri atë. Ndërsa Elon Musk po ofron darka falas dhe pushime familjare për këdo, sipas këtyre llogarive. Po ashtu mund të shikojmë edhe si është Papa Frnçesku i dehur.

Madje llogari ‘të verifikuara’ nuk mungojw as për të famshëm që nuk jetojnë më. Gjithashtu është shkuar edhe për jetën jetën seksuale të politikanëve, duke përfshirë Ted Cruz.
Musk, i cili kohët e fundit e ndaloi komedianin Kathy Griffin nga Twitter për imitimin e tij, nuk duket shumë i shqetësuar nga këta mashtrues.
Megjithatë, Twitter ka pezulluar shumë nga llogaritë në fjalë. Megjithëse e gjithë kjo është mjaft qesharake, ajo gjithashtu tregon për rreziqet e përfshira në skemën e re Blu, duke mjegulluar më tej linjat midis imagjinatës dhe realitetit.

Top Channel