Alfio konfirmon ndarjen me Fatmën: Prej një viti nuk jemi më bashkë, motivet janë…

09/11/2022 13:28

Moderatorja Fatma Mehtasani  dhe ‘Masterchef’ Alfio Rrotani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Lajmin e ka konfirmuar ky i fundit, pasi prej kohësh po flitej në rrjet për një krizë në marrëdhënie mes çiftit të njohur të showbiz-it shqiptar.

Në një postim të gjatë në “Instagram”, Alfio ka hedhur poshtë pretendimet se shkaku i ndarjes ka qenë tradhtia, teksa thotë se motivet janë personale dhe kërkon privatësi të plotë për raportin mes tyre.

Të dashur familjar, shok dhe ndjekës. Ndjehem në detyrë dhe i obliguar moralisht të sqaroj disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi për sa i përket jetës time personale. Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë absolutisht me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet.

Dëshiroj që të kemi privatësinë tonë për të preservuar raportin tonë në harmoni dhe për të mirën e djalit të mrekullueshëm që kemi. Pasi këto publikime mund të ndikojnë jo vetëm në jetën time private edhe profesionale por edhe të rrethit tim dhe familjes sime. Unë po ju drejtohem me këtë kërkesë e lidhur ngushtë me mirëkuptimin tuaj që do të vlerësoja jashtë mase. Ju falënderoj nga zemra për kohën”, shkroi Alfio Istagram.

Çifti konfirmoi lajmin e lidhjes së tyre në tetor të vitit 2018, ndërsa në janar të vitit 2020 u bekuan me një djalë, të cilin e quajtën Noah.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA