Një telefonatë anonime te salla operative DVP Tiranë ka njoftuar se te Gjykata e Apelit është vendosur një bombë.
Personi, ende i paidentifikuar, ka njoftuar se në ambientet e godinës së qelqtë ishte vendosur lëndë plasëse.
Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kontrollin e godinës, por nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë. Pas më shumë se 40 minutash kontroll i imtësishëm nga, u vlerësua se nuk ka lëndë plasëse në godinë dhe telefonata ishte e rreme.
Sikurse mësoi gazetarja Anila Hoxha, godina e Posaçme SPAK kontrollohet imtësisht pa shkuar ora 08:00, pra para nises së orarit zyrtar të punës, si pjesë e masave të caktuara pasi në këtë prokurori hetohen dosje të rëndëesishme.
Top Channel