OKB i kërkon Muskut që t’i respektojë të drejtat e njeriut në Twitter

07/11/2022 13:40

Komisionari i Lartë për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, Volker Turk, i ka shkruar një letër të hapur Elon Muskut, duke i bërë thirrje të sigurojë që të drejtat e njeriut të jenë në qendër të menaxhimit të Twitter-it.

“Twitter është pjesë e revolucionit global dhe ka transformuar mënyrën se si ne komunikojmë. Por, iu shkruaj me shqetësim dhe frikë lidhur me sferën publike dhe rolin e Twitterit në të”, tha Turk.

Kjo letër pasoi njoftimin e Musutk për largime masive nga puna në Twitter, përfshirë edhe të gjithë stafin e drejtave të njeriut, përveç dy pjesëtarëve të ekipit etik të inteligjencës artificiale.

Ky nuk “është një fillim inkurajues”, tha turk.

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, bleu platformën sociale Twitter në fund të tetorit, në vlerë prej 44 miliardë dollarësh.

Ai ka thënë se dëshiron që Twitter të ketë më pak kufizime lidhur me përmbajtjen që postohet në të./ Radio Evropa e Lirë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA