Një marrëveshje midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të zgjidhur krizën e emigrantëve që kalojnë Kanalin është në “fazat e saj përfundimtare”, tha Downing Street.
Rishi Sunak u takua me Emmanuel Macron, presidentin francez, të hënën në bisedimet e klimës në Egjipt për të diskutuar këtë çështje, dhe kryeministri britanik tha se ai u largua i kënaqur pas bisedimeve.
Pothuajse 40,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë kaluar Kanalin deri më tani këtë vit 12 mijë prej të cilëve Britania e Madhe ka thënë se janë shqiptarë.
Sunak thuhet se dëshiron të bjerë dakord për objektivat me Macron për ndalimin e varkave, dhe një numër minimal oficerësh francezë që patrullojnë plazhet, dhe të jetë në gjendje të vendosë oficerë të Forcave Kufitare në Francë.
Kryeministri tha se ishte “i vendosur për të zgjidhur” situatën, por shtoi se “nuk kishte një mundësi që do ta zgjidhte krizën brenda natës”, duke u zotuar të punojë me liderët e tjerë evropianë për “sfidën e përbashkët”.
Një deklaratë nga zëdhënësi i presidentit francez pas takimit tha se të dy liderët ranë dakord të qëndrojnë në kontakt për të avancuar koordinimin midis dy vendeve përballë sfidës së migrimit të parregullt.
Top Channel