Pëson arrest kardiak gjatë drejtimit të makinës dhe përplaset me shtyllën, ndërron jetë 48-vjeçari

04/11/2022 12:52

Një 48-vjeçar ka humbur jetën gjatë drejtimit të mjetit dhe shkak dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10 në fshatin Karbunarë e Madhe të Lushnjës.

Edi Llupo dyshohet se si pasojë e atakut kardiak ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike”, njofton policia.

Pak minuta para aksidentit, ai ka telefonuar shokun duke i thënë se kishte dhimbje krahu dhe zemre. Teksa ishte në lidhje telefonike, ai është përplasur me shtyllën. Më pas është dërguar me shenja jete në spital, por ka ndërruar jetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA