Episodin e kaluar një surprizë e papritur erdhi për konkurrentët dhe publikun, pasi dy çiftet më të votuara të mbrëmjes u vendosën si liderët e dy grupeve të ndryshme ku duhet të përzgjidhnin sipas radhës çifte për të garuar këtë të premte. 

Grupi i parë që performoi sonte në “Dancing With The Stars” ishte “Llokumet” me lider Arditin dhe Jorën, të cilët duket se e kishin kryer më së miri detyrën e tyre me koreografinë e krijuar.

Ata sollën në skenë një festë latine, në 4 vende të ndryshme dhe vështirë se dallohej konkurrenti nga balerinët profesionit.

Performanca u prit shumë mirë nga juria, të cilët për herë të parë, nuk patën asnjë kritikë.

Energjia e përbashkët e grupit ishte faktastike”- ishte komenti i kryetarit të jurisë, Kledi Kadiut.

Kjo u reflektua edhe në pikët e jurisë, ku grupi “Llokumet” me; Arditi dhe Jora; Arbër dhe Erisa; Elhaida dhe Ledian; Genti dhe Emanuela; Julka dhe Silvester; Sara dhe Luixhino arritën të rrëmbenin 37 pikë.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me tre konkurrentë më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj, këngëtari Alban Nimani dhe këmgëtarja Irini Qirjako janë eliminuar nga spektakli gjatë tre javëve të kaluara. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Gara ka ndyshuar në Dancing Ëith the Stars, ku për herë të parë do të ketë një formulë të re dhe çiftet janë ndarë në dy grupe “Llokumet” dhe “Zap”.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA