38-vjeçari përplas dy mjete të parkuara në Korçë, rezultoi se ishte në gjendje të dehur
Kristi Lamaj dhe Lei Kraja kanë zbuluar detaje të tjera nga emisioni i tyre më i ri në Top Channel, ‘Urban Gen’.
Të ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Goca dhe Gra’, Lei dhe Kristi treguan se në fokus të emisionit janë të rinjtë, një emision që do të përqendrohet tek edukimin dhe vlerat.
Kristi u shpreh se në këtë emision, të cilin e ka quajtur një kapitull të ri për të, do të jetë pa filtra dhe do të përshtatet me brezin e të rinjve.
“Unë ndihem shumë e nderuar, shumë mirënjohëse. Me Kristin kam një kimi që nuk e shpjegoj dot. Kristi ishte aty për të më shpëtuar si princi. Në fokus janë të rinjtë, një emision social. Ora që do të transmetohet është surprizë.
Ky emision ka debat, ka argëtim, ka panelistë nga moshat më të ndryshme. Ideja është të kemi edhe një farë përplasjeje mes brezave. Është një emision ku duam të edukojmë, të nxjerrim vlerat. Të fokusohemi te temat që kanë vërtet peshë. Në episodin e parë, për shembull, flitet për artet; të rinjtë që do të marrin pjesë na e thjeshtojnë punën”, u shpreh Lei.
“Unë do të jem pa filtra, ashtu siç duhet të jesh me rininë sot. Rinia sot e do troç, për atë ka nevojë, atë do t’i japim. Rinia nuk është e vështirë sot, i do gjërat shumë qartë, pastër. Është një kapitull i ri komplet për mua. Më ka pëlqyer, e kam pasur të fshehur; e nxora në pah këtë anë timen kur isha në Big Brother VIP”, tregoi Kristi.
Top Channel